Lajm i keq për shoferët:Rritet cmimi i benzinës dhe naftës

Benzinat nga mesnata shtrenjtohen për 1,5 deri në dy denarë për litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.

EUROSUPER BS-95 rritet për dy denarë, ndërsa çmimi i
EUROSUPER BS-98, dizeli dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri rritet për 1,50 denarë.

Kështu, çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 67,50 den/litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet me çmim prej 69 den/litër. Çmimi i ri i dizelit do të jenë 59 den/litër, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri 47,50 den/litër.StrugaLajm

Rritet edhe çmimi i mazutit që tani do të shitet për 28,038 den/kg.StrugaLajm

Çmimet e reja më të larta të benzinave pasojnë për shkak të çmimit më të lartë të naftës në tregun botëror në periudhën e kaluar 14-ditore.

In : Aktuale

Loading...
loading...