Lajm i mirë/Asnjë i vdekur brenda 24 orëve, 25 pacient të shëruar por 53 të infektuar

Shkup, 18 prill – Deri tani në vendin tonë janë bërë gjithsej 11556 teste për Covid -19, prej të cilëve pozitiv kanë rezultuar 1170. Vetëm në 24 orëshin e fundit janë bërë 697 teste. Përmes Institutit për Shëndet Publik janë bërë 493 teste, përmes Fakultetit të Veterinarisë 15, Avicena 8, Filipi i Dytë 120, dhe tek Sistina 61 teste. Prej tyre, 53 kanë dalë pozitiv me koronavirus.

“Brenda 24 orëve janë regjistruar 53 rastë të reja me Kovid – 19. Me qytete, Shkup – 13, Kumanovë – 9, Prilep – 9, Tetovë – 4, Strugë – 2, Veles -12, Manastir -2 dhe Makedonski Brod -2”.

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se prej virusit janë shëruar 25 pacientë.

“Sot janë regjistruar 25 pacientë të shëruar.Gjashtë janë lëshuar nga Klinika për Sëmundje Infektive të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa 19 të tjerë janë shëruar në kushte shtëpiake”.StrugaLajm

Në Klinikën e Infektologjisë në Shkup janë pranuar 3 pacientë të rinjë nga Prilepi, Kumanova dhe Shkupi dhe janë në gjendje të rëndë. Kurse për momentin të janë hospitalizuar 52 persona. Prej tyre 16 pacientë janë me ndihmës oksigjeni, kurse 5 janë në ventilim mekanik. Në spitalin “8 shtatori” janë pranuar 5 pacientë, me çka për momentin në këtë spital gjenden 41 pacientë. Në aparat respirator janë 8 pacientë. Në spitalin e Manastirit po mjekohen 12 pacientë pozitiv me Kovid-19. Prej tyre 3 janë me ndihmës oksigjeni, 5 pacientë prej të cilëve 3 kanë qenë në spital dhe 2 janë mjekuar në shtëpi, pas testit të parë kontrollues që ka rezultuar negativ, dje ju është marrë brisi edhe për testin e dytë. Në mjekim shëtpiak janë 13 pacientë. Në spitalin e Shtipit është pranuar një pacient dhe për momentin të hospitalizuar janë 9 pacientë, kurse në mjekim shtëpiak janë 19 pacientë.

In : Aktuale

Loading...
loading...