Lajm i mirë :Kolosi i artit, Mirush Kabashi mposht sëmundjen, ngrihet më këmbë

Në maj, një muaj pasi kishte festuar 72-vjetorin, në media qarkulloi një foto e aktorit të madh të skenës shqiptare Mirush Kabashi i cili ndodhej në ambientet e një spitali ku ai ishte në një karrige me rrota.

Në foton e publikuar nga mjekja Oriela Cano, Mjeshtri i madh sapo kishte dalë nga një seancë radioterapie, pasi vuante nga prej dy vitesh nga një sëmundje e rëndë.

Kabashi nuk e ka humbur besimin dhe shpresën sepse edhe në atë gjendje ai ka pozuar duke buzëqeshur teksa shfaqet në rrugët e kryeqytetit, i veshur sportiv, por i ndihmuar nga një shkop për të ecur.StrugaLajm

Në fotot e siguruara nga Panorama, Kabashi shoqërohet nga bashkëshortja e tij.StrugaLajm

Gazeta “Shekulli” i uron të madhit Kabashi rikuperim të shpejtë, me shpresën se do ta shohim sërish në skenë.

In : Aktuale

Loading...
loading...