Lajmëtari zemërbardh !

Aziz Pollozhani


Ishin orët e vona të datës 24 Dhjetor të vitit 2015. Terri moti e kishte zëvendësuar ditën me mjegull. Parlamneti i RM vazhdonte punën mes debatesh tejet të nxehta. Ne që ishim jasht rrinim,, ngri- shkri,, si që thot populli. Debatohetj për themelimin e univeristetit Nënë Tereza në Shkup.
Pas një kohe , nuk di për të satën herë më ra telefoni dhe nga ana tjetër përsëri Ministri , Abdulaqimi. Por kësaj here jo i drojtur, Thjesht i ngazëllyer , me një zë të lartë gëzueshëm bërtiti
,, KALOI ,, Zhurma dhe ngazëllimi nuk na la të ndërronim më shumë fjalë, U aprovua Ligji për themelimin e Univeristetit të parë në gjuhën shqipe në Shkup. Ky lajm aq i shumëpritur , jo prej një viti sa ne punuam për të pregaditur dokumentacionin , por prej dekadash më në fund ma komunikoi Abdulaqim Ademi, ministri i arsimit. Të ishte lehtë ishte bërë edhe më parë, u thojsha shokëve. Por edhe tani nuk ishte lehtë. Ne kishim fatin që në krye të kësaj ministrie në atë kohë ishte personi, zemërbardh , zemërmadh, shok korekt dhe modest, njeri i përkushtuar në misionin e tij në çvardo pozicioni që ti besonin, pa të cilin nuk mund të mendohej kjo arritje mbase e vonuar për ne por megjithate madhështore dhe e dashur për ne.
I përjetshëm qoftë kujtimi i këtij LAJMËTARI dhe puntori zemërbardh . Për mua peronalisht por edhe për brezat e ardhshëm do të jetë i paharrueshëm kontributi i tij vendimtar për thjemelimin e Univeristetit Nënë Tereza në Shkup .
Prehu në paqe mik i dashur !StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...