Lajmi i mirë nga 1 qershori për të udhëtuar në Shqipëri

Shqipëria këtë verë pritet të përjetoj një ‘boom’ turistik. Autoritetet shtetërore por edhe ato shëndetësore kanë vlerësuar se është koha për të bërë lehtësimet.

“Komiteti teknik i ekspertëve në kuadër të Qeverisë mendon se ka vend për lehtësim të masave, duke filluar nga 1 qershori do të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës (barrierës mbrojtëse) në ambientet e jashtme, por do vijojë të mbahet në ambientet e brendshme dhe transport publik. Ora policore nga 22:00 do të kalojë më 1 qershor në 23:00”, theksoi Komiteti i Ekspertëve.

Masat që lehtësohen duke filluar nga 1 Qershori:

-Hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme.

-Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik.StrugaLajm

-Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk.

-Ora policore shtyhet në orën 23:00 -06:00.

-Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do lejohet deri në orën 22:00.

In : Aktuale

Loading...
loading...