Lavdrim Elmazi :Për një jetë të re në Strugë

Të nderuar bashkëqytetarët e mi,

Kur pranova që të më besohet përgjegjësia për të bartur peshën kryesore në garën për zgjedhjet lokale isha i bindur se duhet t’ia kthejmë besimin e humbur struganëve, se duhet t’ju ofrojmë një prespektivë banorëve të kësaj ane që gjatë gjithë këtyre viteve u ngopën me frazeologji boshe dhe me politikanë që qëllimin e vetëm e kishin pushtetin, ndërsa shenjë njohëse të mos punës së tyre arsyetimet për pafuqinë e tyre për ta ndryshuar realitetin në komunën e Strugës.

Derisa komunat tjera zhvillohen në vazhdimësi dhe vazhdon të investohet në pafundësi, Struga është lënë në mëshirën e fatit dhe në duart e atyre që mandatet i kaluan më shumë jashtë vendit sesa afër qytetarëve. Struga ishte peng i njerëzve me ambicie të forta karrieriste që nuk mendonin për asgjë më shumë sesa për fatin e tyre politik. Sot të njëjtit tentojnë që ta mbërthejnë këtë qytet për të cilin nuk ofruan asnjë zgjidhje, pos që ndodhi e kundërta – shtuan problemet e struganëve.

Shfrytëzoj rastin t’i them atyre politkanëve se pas datës 15 tetor ata do të mbesin vetëm e kaluara e hidhur e Strugës, ndërsa do të fillojë e ardhmja me Ne për një jetë më të mirë, ku interesat e qytetarëve do të jenë brenga e vetme dhe kryesore. Ne jemi të vendosur për ta bërë Strugën qytetin më të besuar për të jetuar, punuar dhe krijuar.

Sepse Ju bashkëqytetarët e mi e meritoni këtë.

Prandaj më 15 tetor ju e keni në dorë ardhmërinë e qytetit tonë.StrugaLajm

Vota e secilit prej jush është vendimtare për fitoren e përbashkët.

Për një jetë të re në Strugë.

Rretho #14

In : Aktuale

Loading...
loading...