LEGJITIMITETI I MUNGUAR

Xhevdet Nasufi


Është e vërtetë se Paul Wiliams,profesor amerikan ka qënë pjesë aktive e parapregatitjes së Marveshjes Kornizë të Ohrit në vitin 2001. Angazhimi i profesorit në këtë proekt sigurisht që ishte në kuadër të përvojes së tij për rastet të ngjajshme në Ballkan, në krah të PDSH, por edhe më shumë ishte kontribut i Shteteve të Bashkuara të Amerikësi në korniza të angazhimit gjeostrategjik për evropizimin e Ballkanit. Në kontekst të këtij objektivi amerikan, lufta e armatosur në Maqedoninë e Veriut(MV) duhej të mbaroj paqësisht, por edhe të përformoj substancialisht në avansimin cilsor të pozitës së shqiptarëve në MV. Në këto korniza ishte edhe kontributi i profesorit amerikan, që bashk me Arben Xhaferin, Xhevdet Nasufin, pastaj edhe Mendu Thaçin nisen veprimet fillestare të sajimit të marëveshje historike shqiptare-maqedonase. Kjo filloj në Hotelin Emka në Tetovë kur aktiviteti luftarak ishte i intensifikuar, priteshin negociata politike paqsore që nisen në Shkup dhe mbaruan në Ohër.
Shpekulimi se Wiliams, mutatis mutandis Marveshja Kornizë e Ohrit janë në ndihmes të Ali Ahmetit dhe BDI të zëvendësoj VLEN në pushtet, është sa e pavërtetë, jo korekte aq edhe e pasakt:
-Së pari, legjitimiteti në të cilin thiret BDI është kuptim që ndërlidhet me moralin dhe etiken në veprime apo mosveprimet njerëzore. Rast për shembull: Ishte sulmi ushtarak i NATO-s kundër forcave serbe tërësisht legjitim edhepse nuk e kishte vendimin e Këshillit të Sigurimit të KB, pasi u ndërmar në funksion të mbrojtjes të mbarë një populli nga gjenocidi dhe çfarosja. Edhepse shembulli është tejet sinjifikues për shqiptarët, BDI duhet të kuptoj se VLEN në qeveri ka legjitimitetin, por edhe legalitetin, apo bazen juridike. Konkretisht, VLEN ishte pjesëmarëse e zgjedhjeve parlamentare me epilog të konsideruar suksesi, Mickoski si manadar e konsumoj të drejtën e tij që për koalicion të zgjedh koalcicionin VLEN, ashtu si ka mundur ta bëj edhe me BDI në anën tjetër. Pra nuk ka as mangësi legjitimitetit, e as legalitetit te munguar te themelimi i Qeverisë e Mickoski.
-Së dyti, Marveshja Kornizë e Ohrit ngritet në pesë shtylla bazike në funksion të avansimit të statusit politik-etnik të shqiptarëve në MV. Legjitimiteti në të cilën thiret BDI dhe Aliu për të qenë në pushtet është në mospërputhje me përmbajtjen e MO, por edhe vetë interpretimin e kuptimit të fjalës legjitimitet. Marveshja e Ohrit në asnjë mënyrë dhe form nuk e ka trajtuar formimin e qeverisë, strukturen e saj, apo cili me cilin do të partnerizoj. Kjo, sepse në të gjithë boten demokratike themelimi i qeverisë është rezultat i zgjedhjeve, i përcaktimit të mandatarit, i garantimit të formimit dhe funksionimit të qeverisë. Janë këto standarde të dakordsuar në Evropë e më gjërë. Është pa sens dhe jo e natyrshme që BDI thiret në legalitet apo legjitimitet në MO për të qenë pjesë e qeverisë, por harron se kjo nuk është kështu. Se qeverisja e Maqedonisë së Veriut është e pashmangshme të jetë shqiptare-maqedonase, gjithsesi është legjitime, pasi reflekton barazi, siguri dhe paqë. Pretendimi i BDI se fituesi me fituesin nga të dy taborret etnike të themeloj qeverinë, edhe është njëfar biçim dagordsimi partiak për interesa jolegjitime, por jo edhe dagordsim etnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve .Do të ishte në dukje admiruese përcaktimi i këtill politik ndëretnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve, sikur në të njejtën kohë të mos ndryshohej sistemi: Demokracia zgjedhore, pastaj edhe sistemi parlamentar. Për ndërhyrje të këtilla në funksion të barazisë edhe duhet të pregatitet ambienti politik në MV, por jo për interesa dhe favore partiake.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...