Lejoni dasmat! Këngëtarët me kërkesë drejtuar Qeverisë

Duke marrë parasysh masat dhe protokollet aktuale që janë vendosur në vendin tonë në lidhje me punën të objekteve hotelerike dhe shërbyese, deri tani nuk është lejuar me këto masa që të mbahen aktivitete muzikore dhe dasma. Kjo situatë ka irrituar edhe muzikantët dibran, të cilët kërkojnë nga Qeveria që të kenë parasysh situatën e tyre. Në një kërkesë dërguar Qeverisë, ata thonë se tani kur punojnë objektet shërbyese, dhe në to për çdo ditë ka numër të madh të qytetarëve, nuk ka logjikë që të mos lejohet muzikë nëpër objekte dhe mbajtja e dasmave.

Në reagimin të muzikantëve dibran, sipas këngëtarit të njohur Evzi Kaja dhe grupit “Unikët”, theksohet se Qeveria duhet të ndryshojë urgjentisht masat dhe protokollet. “Nga fillimi i pandemisë e deri sot nuk kemi patur hapësirë dhe mundësi që të prezantojmë muzikën tonë në objektet-restorantet në Dibër. Kemi qenë korrekt ndaj shtetit në të kaluarën dhe kemi paguar atë që është dashur të paguajmë. Gjatë gjithë muajve të pandemisë, nuk kemi inkasuar asgjë, por tani kur shohim se mbahen aktivitete të ndryshme, kërkojmë edhe ne që masat të lejojnë mbajtjen e muzikës në objekte”, thotë Kaja dhe shton se shteti po ashtu duhet të subvencionojë muzikantët që të kenë mundësi që edhe ata të mbijetojnë. Kjo dukuri me muzikantët është në gjithë vendin e jo vetëm në Dibër, thotë përfaqësuesi i estradës dibrane, i cili thekson se Qeveria duhet ti ketë parasysh argumentet e muzikantëve.

Në takimet që patën me përfaqësues të Ansambleve Popullore në Dibër, por edhe të solistëve të muzikës popullore dhe zbavitëse në Dibër, u informuam se dasmat gjithmonë kanë qenë një burim i fuqishëm i aktiviteteve të tyre. Sipas tyre, tani kur në objektet shërbyese funksionojnë dhe janë hapur objektet hotelerike, Qeveria duhet të marrë masa me të cilët edhe dasmat të realizohen me protokoll, por të lejohet edhe muzikë në objektet e ndryshme. Anëtarët e ansambleve, por edhe solistët thonë se në këtë mënyrë siç janë aktualisht masat, ata nuk mund të mbijetojnë.StrugaLajm

Në qytetin e Dibrës tashmë janë anuluar shumë dasma që kanë qenë të përcaktuar qysh nga viti i kaluar. Por, ka edhe familje dibrane të cilët ende presin ndryshimin e masave qeveritare për përcaktimin e protokolleve për dasma që në këtë muaj madje. Edhe pse jetojmë në një situatë ku mbretëron koronavirusi dhe në fuqi janë masat qeveritare të përcaktuara para disa javësh, ditëve të fundit në Dibër, por edhe në fshatrat përreth, janë duke u realizuar gëzime familjare – dasma, por me një numër të kufizuar të familjarëve. Këto ditë ndodh që nëpër rrugët e Dibrës të ndjekim edhe automjete të stolisura, të cilët parakalojnë nëpër qytet me qëllim që të paralajmërojnë dasmat që mbahen në orët e mbrëmjes. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...