Lëndohen dy punëtor në autostradën Strugë-Kërçovë

Dy punëtorë ndërtimi janë lënduar gjatë kryerjes së punëve ndërtimore tek vendi Lavçani në aksin rrugor Kërçovë – Ohër, kumtoi MPB. Punëtorët M.A. (53) nga Dibra dhe L.V. 957) nga f. Mogorçe, rrethi i Dibrës, janë goditur nga një zorrë që është që ka qenë nën ndikim të ajrit të kompresuar. Ata janë dërguar në Qendrën mjekësore në Kërçovë ku u është dhënë ndihmë mjekësore. Tek M.A janë konstatuar lëndime të rëndë trupore në kokë, pas së cilës është dërguar në Qendrën klinike në Shkup, ndërsa tek V.L janë konstatuar lëndime trupore dhe pas ndihmës së dhënë mjekësore është lëshuar në mjekim shtëpiak. Ekspertizë në vendngjarje ka kryer Zyra e jashtme e punëve kriminalistike Kërçovë. Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...