Letër e hapur kryeministrit Zoran Zaev

Thonë se një zhurmë sado e vogël të jetë kalon nëpër veshët e gjithkujt. Besoj dhe sigurisht që protesta për rastin e Kumanovës ka arritur edhe tek veshët tuaj, në mos nga portalet, nga dikush që është në shërbimin tuaj.
Heshtja juaj duket paksa e zgjatur, por në qoftë se në vendin e trimave tanë shqiptarë që gjykatat tuaja i shpallën dhe i dënuan si terroristë , do të ishin njerëzit tuaj me siguri fjala nuk vjen që nuk do t’i dënonit me burg të përjetshëm, por brenda një viti do t’i kishit lënë të lirë dhe kushedi mbase i kishit shpallur edhe heronjë.
Nëse edhe bindja juaj është e tillë se këto njerëz janë terroristë, atëherë asnjë logjikë nuk e han vizitën tuaj në Kumanovë përderisa ishit në opozitë, përveç asaj se mbase mund të keni manipuluar pamjen tuaj për interesa personale, duke u dhënë shpresë familjarëve të tyre për zbardhjen e rastit.
Rasti është eksluzivisht politik. Dhe ju e dini fort mirë që rastet në fjalë nuk i zgjidhin gjykatësit që vet ju i keni quajtur të korruptuar dhe kriminelë dikur, por ato i zgjidh ekskluzivisht një vendim politik.
Për hir të paqes të brezave tonë të rinj presim që të gjeni pak guxim qytetar, dhe në qoftë se nuk gjeni guxim t’i falni, atëherë duhet të gjeni guxim t’u kërkoni falje!
Ju jeni ndër të parët politikan të palës së kundërt që morët zemrat e shumë shqiptarëve, morët votën e mijëra shqiptarëve, kjo do të thotë që ti je bërë një shpresë për ta andaj mos i dëshpëro, trego moralin tënd, trego që nuk je i korruptuar dhe tregou kryeministër që nuk bën dallime etnish, ngjyrash, religjionesh e racash.
Tregou kryeministër që e do drejtësinë dhe rregullin shoqëror.
Jam i gatshëm të ulem sy më sy me ju, e të flas mbi çështjet shqiptare si një i ri që ardhmërinë pret të kaloj në këtë vend.

Blerton Arsllani – StrugëStrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...