Lëvizja Demokratike shënoi 1 vjetorin e themelimit! Mexhiti: Festojmë me krenari!

Sot, me krenari festojmë një vit të themelimit të partisë, një vit suksesi dhe rritjeje. Një vit më parë, kur krijuam Lëvizjen Demokratike, shumëkush dyshonte në mundësinë e ndryshimit. Por ne besuam, dhe falë përkushtimit të përbashkët, kemi ndërtuar një forcë politike të konsoliduar, që tashmë është shtrirë në mbarë vendin. Kështu ka thënë sonte kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në njëvjetorin e themelimit të partisë.StrugaLajm

“Në këtë vit të parë, kemi treguar se jemi më shumë se një parti – jemi lëvizja që theu frikën dhe mbolli shpresën e vërtetë për ndryshim. Ne kemi dëshmuar se bashkimi ynë, mund të triumfojë mbi një regjim që për dy dekada ka shfrytëzuar vendin tonë dhe qytetarët e tij. Sot, një vit pas themelimit Lëvizja Demokratike është më e fortë dhe më e vendosur se kurrë për të vazhduar rrugën drejt një të ardhmeje të suksesshme. Dhe ky përvjetor pasqyron qëndrueshmërinë, forcën dhe besimin, që kemi ndërtuar së bashku”, tha Mexhiti.

Le të vazhdojmë edhe tutje, vijoi më tej ai, me këtë frymë për të sjellë ndryshimet që meritojnë qytetarët tanë.

https://youtube.com/watch?v=cybXBR3_7Ok%3Ffeature%3Doembed
In : Aktuale

Loading...
loading...