
Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM)
pas ngjarjeve antidemokratike e kanibalist në Shkup, lëshon:
KOMUNIKATË
Shumë i nderuari z. Sela!
Ne krijuesit shqiptarë, nga gjithë bota mërgimtare, jemi tejet të brengosur pas rrjedhave në përpjekje të ndërtimit të institucioneve demokratike kundrejt një regjimi antidemokratike e kanibalist të ish shtetit të Maqedonisë. Arkitektët e “revolucioneve” në një shoqëri, identifikohen edhe LIDER apo TRIBUN që i karakterizon vendosmëria, guximi, qëndrimi dhe urti. Tipare këto që, për fat të keq po i mungojnë deri sot klasës politike kombëtare, në hapsirën e gjeografisë sonë etnike natyrale. Padyshim kthesat historike, janë të pashmangshme gjatë evulimit të vet shoqrisë njerzore. Mbase një urti filozofike thot: “Betejen e fiton ai që futet ta fitoj ate”! Prandaj, ju sfiduat gjithë “fundrrinat” e mentaliteteve nacionaliste, për të mos thënë edhe kanibaliste të kohës moderne. Ju e fituat betejen e demokracisë z. Sela, me vizionin tuaj përtej horizonteve, me idetë tuaja emblematike që hapin portat drejt popujve të moderuar e me demokraci perëndimore. Ju, jeni një strateg i ardhmërisë emblematike shqiptare.
Prandaj, i nderuari z. Sela, do jemi me ju edhe këto çaste të vështira kurimi, nëpër të cilat po kaloni sot…! Do jeni kryefjala jonë në të gjitha takimet që i kemi intensifikuar këtu në botën perëndimore. Jeni përsonazh identifikimi i urtisë politike, vizioneve filozofike, jetësimit të platformës pragmatike të demokracisë. Jeni emblema demokratike me vlera kombëtare.
Zoti ju bekoftë, Dr. Zijadin SELA…!
Koblenz, 28.04.2017 për LKSHM
Hasan QYQALLA, president