Ligji i propozuar për amnisti sot sërish në Qeveri

Sipas njoftimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, projektligji për amnisti sot pritet të jetë pjesë e debatit në Qeveri dhe më pas do të dërgohet në Kuvend me korrigjimet e nevojshme.

Koordinimi me sektorin e legjislacionit duhet të përfundoj, pasi një javë më parë në seancën e Qeverisë u konstatua se ka nevojë për një koordinim shtesë me institucionet kompetente.

Sipas Kovaçevskit, ligji i propozuar, i cili mundëson lirimin dhe uljen e dënimeve me burg për krime të lehta, nuk vlen për rastet e Prokurorisë Publike Speciale , të dënuarit e ngjarjeve të 27 prillit, dhe zyrtarëve parlamentar që ndiqen penalisht.(INA)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...