Lind nëna e parë me “qira” në Maqedoni

Para tri viteve ligji në Maqedoni lejoi që të bëhen ligje nga nënat surrogate dhe për në këtë rast qytetarët e vendit e kanë bërë një gjë të tillë duke ”huazuar” një nënë që të mbajë frytin për nëntë muaj, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për një grua 44 vjeçare e cila pranoi të mbajë frytin e një prindi, gruaja e të cilit nuk kishte mundësi biologjike që të lind. Ajo kishte mungesë të mitrës.

Mbarësimi është bërë në metodën in-vitro me vezoret e nënës dhe me spermatozoidin e burrit. Embrioni i ngjizur është vënduar në mitrën e nënës surrogate, 44 vjeçare.StrugaLajm

Sipas ligjit, nëna surrogate duhet të jetë më e moshuar se 25 vite dhe do të duhej të ketë lindur më parë. Nëna surrogate mundet që të lind në këtë metodë vetëm një herë dhe sipas ligjit, ajo duhet të jetë qytetare e Maqedonisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...