BLENDI PETROL
AktualeRajoni

Lindi djalë valle e tupana para Gjinekologjisë (VIDEO)

Tupan e valle jemi mësuar të shohim shpesh para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK. Por kjo ndodh zakonisht për lindjen e djemve, e sidomos kur ata vijnë në këtë jetë pas disa vajzave

Por kjo nuk ka qenë arsyeja pse kërciti tupani e u hodh vallja këtë të hënë në Gjinekologji.

Aty u festua lindja e një vajze, për të cilën babai derdhi edhe lot gëzimi.
“Jo djalë, më ka lind vajzë. Si drita”, është shprehur babai plot gëzim.

Festa e tij me tupan e surle ka zgjatur për disa minuta, derisa sigurimi i Klinikës e ndërpreu.

Festa të tilla nuk ndalohen nga menaxhmenti i Klinikës së Gjinekologjisë dhe SHSKUK-së. Më parë ishte ndaluar një gjë e tillë brenda klinikës.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button