Liria në ”drzhavën Severna” e ka emrin 20 përqind!

Shpesh na ka rastisur të dëgjojmë mes miqve dhe shokëve në takime të ndryshme në bashkëbisedime apo në rrjetet sociale një slogan tashmë të shqitarizuar gjthandej se ”liria ka emër”!

Dhe ky slogan i drejtë që padyshim aribuohet çlimtarëve të UÇK-së, të cilët luftuan dhe kontribuan për t’i dëbuar forcat serbe nga Kosova, ku sot shqiptarët e gëzojnë atë pavarësi që është megjithëse, e kontrolluar dhe e mbikqyrur nga Fuqitë e Mëdha.

Por, problemi që po trajtoj këtu është gjetkë dhe ka të bëj me lirinë që ka një emër tjetër për shqiptarët e ”Severnës” nga ajo që duhesh të kishim që nga 2001, por që nuk e kemi akoma deri më sot!
Në vitin 2001, shqiptarët e kësaj ane të Ilirisë së lashtë, të shtypur dhe të persekutuar me dekada mbi baza nacionale, erdhi një moment ku ishte mbushur kupa dhe s’mbante më, ku shumë të rinj në emër të lirisë rrokën armët për liri.

Por, çfarë ndodhi dhe nuk shkoi ashtu siç e kishin ëndërruar luftëtarët e lirisë?
Ata u tradhtuan dhe u mashruan nga komandantët renegatë dhe dezertorë ku me MO, miratuan nga strofkullat e tyre bashkë me partiçkat politike që nënshkruan 20% e famshëm dhe e shpallën atë si ftore e madhe.
”Në emër të lirisë së fituar” dhe kushtit për t’i dorëzuar armët gjatë atij konflikti mes luftëtarëve të UÇK-së dhe branitellëve të ”drzhavës” që zgjati afro gjashtë muaj, shqiptarët e ”Severnës” kishin huqur lirinë për 20%!

Dhe ”liria jonë” bashkë me vullnetin dhe ëndrrën e luftëtatëve të UÇK-së, u devijua për nga qëllimi dhe misioni fisnik i lirisë nga renegatët e katapultuar enkas në krye të Shtabit të Përgjithshëm nga pushteti i atëhershëm, me mision për ta minuar nga brenda vullnetin politik të shqiptarëve për një emërtim tjetër përdhosës si 20%.

Si ka mundësi që komandant i Përgjithshëm i kryengritësve shqiptarë që kishin kapur armët për liri t’ia shesë 20% atyre dhe gjithë shqiptarëve në mbarë ”Severnën” si ”liri”?

Vallë, për 20% të lirisë kishin rrokur armët luftëtarët e lirisë më 2001 apo për liri dhe barazi të plotë?StrugaLajm

Ndaj, liria në ”drzhavën Severna” e ka emrin e njollës së tradhtisë si 20% dhe jo me emrin e lavdisë si UÇK!

I keni dëgjuar integristët sesi lëvdohen sot kur thonë: ne jemi subjekti që vijmë nga tytat e armëve të 2001!
Konflkti i 2001 dhe amaneti i luftëtarëve të lirisë, u sabotua dhe u devijua nga renegatët e Shtabit të Përgjithshëm vetëm për një qëllim dhe ajo nuk ishte liria, por ardhja në pushtet dhe pjesëmarrja në qeveritë e koalicionit e klanit të komandantëve renegatë përmes kryengritjes së armatosur, të kontrolluar dhe të lokalizuar sipas skemave të parapërgatitura.

Ata thjesht e ndezën zjarrin dhe e shuan sa për t’u dukur se ne jemi çlirimtarët, por që në fakt ata ishin dezertorë të çështjes shqiptare pasi shkelën mbi gjakun e bashkëluftëtarëve të tyre për 20% e turpit e që na e shitën si fitore dhe barazi të shqiptarëve me sllavët.

Ata luftëtarët e gjorë nuk e dinin se për udhëheqës dhe komandantë kishin renegatë dhe dezertorë që i përdorën ata si ”mish për top”, ku qysh më parë kishin përgatitur kurthin e tradhtisë së madhe me 20 përqindshin famëkeq në MO dhe më vonë në kushtetutë, ku ishin mbështetur nga përfaqësues ndërkombëtarë si garantë të asaj paçavure që nuk u zbatua kurrë nga ”drzhava”.

Ky është ”peshqeshi i lirisë’ për shqiptarët e ”Severnës” që klani i komandantëve dezertorë na dhuruan me MO dhe në kushtetutë, si 20% i përdhosjes së identitetit kombëtar që nuk hiqet dot që nga 2001 e deri më sot.

Medai Shaholli

In : Aktuale

Loading...
loading...