“Lista e Zezë Amerikane”, O’Brien me porosi të qartë për Shkupin

“Emrat në listën e zezë të SHBA-së janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të luftuar korrupsionin dhe partneri strategjik i vendit pret që të ketë një ndryshim në sjelljen e atyre që kanë qenë në të”.

Ky është mesazhi i ndihmës sekretarit amerikan të shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, lidhur me rolin e “Listës së zezë”.

I fundit në listë është biznesmeni Koço Angjushev, me arsyetimin se “nuk ka të drejtë të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse gjatë kohës që ishte zëvendëskryeministër ka abuzuar me detyrën zyrtare në favor të interesave të biznesit të tij privat, duke cenuar besimin e publikut ndaj institucioneve qeveritare”.

Atij në listë i bashkohen Gruevski, Mijalkov, Merko, Kamçev dhe Samsonenko.StrugaLajm

Sanksionet amerikane kundër korrupsionit, siç tha O’Brien, janë pjesë e strategjive për të trajtuar të ashtuquajturin shtet të bllokuar dhe të përfshirë në korrupsion, probleme me të cilat përballen shumë vende, përfshirë edhe këtë rajon.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se është përgatitur një ndryshim në ligjin për masat kufizuese me përfshirjen e masave kufizuese të paraqitura nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe. Tani ligji është në proces të harmonizimit me ligjet e Maqedonisë dhe kur të përfundojë do t’u dorëzohet deputetëve në Kuvend. Sipas këtij, propozim-ligji, personat që janë në “Listën e Zezë” nuk kanë të drejtë të kandidojnë apo të marrin pjesë në funksione publike.

Ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Ageler, ka bërë të ditur se në listën e zezë do të ketë edhe persona të tjerë nga Maqedonia e Veriut, por ritheksoi se duhet të merren masa edhe nga institucionet vendore. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...