LISTAT E HAPURA. Fitues – elektorati shqiptar, humbës – partitë

Me një njësi zgjedhore dhe lista të hapura partitë e humbin monopolin e caktimit të kandidatëve dhe kështu vjen deri dobësimi i kryetarit dhe kryesisë së ngushtë të partisë, por në përgjithësi – shqiptarët dalin të fituar. Nëse analizojmë se si zhvillohen zgjedhjet në 28 shtete anëtare të BE-së, në nëntë prej tyre zgjedhjet parlamentare mbahet me lista të hapura. Me listat e hapura do të fitohet në cilësi të deputetëve e jo në numër, thonë analistët

Zejnulla VESELIStrugaLajm

– Të gjitha partitë politike janë të mendimit se do të mbështesin ndryshimet në Kodin zgjedhor vetëm nëse arrihet marrëveshje që të këtë një njësi zgjedhore dhe lista të hapura. Pro këtyre ndryshimeve janë shprehur paria në pushtet LSDM, partia opozitare VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe BESA ndërkaq partia shqiptare në pushtet BDI kërkon që së pari duhet të ketë debat për të gjitha ndryshimet në Kodin Zgjedhorë. Pavarësisht se si do të arrihet marrëveshje midis partive se në zgjedhjet e ardhshme që do të jenë të parakohshme në prill si kërkesë e partive opozitare apo të rregullta në muajin dhjetor të vitit të ardhshëm, më e rëndësishme sipas analistëve politik është se çka fitojnë apo humbin partitë shqiptare nëse në Maqedoninë e Veriut do të ketë një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, shkruan gazeta KOHA.
Analisti politik Muhamed Halili shprehet se nëse në zgjedhjet e ardhshme do të ketë një njësi zgjedhore dhe lista të hapura shqiptarët në Maqedoni fitojnë në cilësi, e jo partitë shqiptare, kështu që BDI-ja aspak nuk duhet të insistoj të ketë debat publik.
”Kjo temë është debatuar plotë 27 vite. Në vitin 1990 kemi pasur sistemin mazhoritar ku kandidatë janë propozuar nga partia ndërsa fushatën parazgjedhore e kanë udhëheq si kandidatë të pavarur”, thotë Halili. Sipas tij nëse në zgjedhjet e ardhshme shkohet me një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, humbësit më të mëdhenj janë liderët e partive politike.

NUMRI I DEPUTETËVE NUK E PËRCAKTON CILËSINË E POLITIKBËRJESStrugaLajm

“Fituesit më të mëdhenj janë elektorati shqiptar ndërsa humbës janë partitë. Me një njësi zgjedhore dhe lista të hapura partitë shqiptare e humbin monopolin e caktimit të kandidatëve dhe kështu vjen deri dobësimi i kryetarit dhe kryesisë së ngushtë të partisë. Mundet që lideri i partisë të ketë numrin 1 në listën zgjedhore dhe mund të ndodhë që më shumë vota do të merr kandidati me numër 40 apo 60 se sa lideri i partisë dhe në këtë mënyrë ai të jetë deputet e jo lideri i partisë”, thotë Halili. Përgjithsësisht shqiptarët fitojnë shumë dhe se arsyetimet e partisë shqiptare në pushtet se me këtë sistem humbim një ose dy deputetë nuk është fare e vërtet, shprehet ai.
“Deri më sot puna e deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë nuk është varur aspak nga numri i deputetëve. Që nga konstituimi i parë i Parlamentit numri i mandateve ka lëvizur nga 23 deputet e deri në 29, ndërsa sot të kemi vetëm 20 deputetë shqiptar. Mirëpo cilësia e punës se deputetëve të partive shqiptare që më vonë kanë qene dhe pjesë e koalicionit qeveritar, nuk është varur nga numri i deputetëve por nga ambicia për të qenë në qeveri”, thotë Halili. Me një njësi zgjedhore thotë më tej Halili humbja e votave të elektoratit shqiptarë do të jetë shumë e vogël sepse do të llogariten të gjitha votat kudo në territorin e Maqedonisë së Veriut.
“Partitë shqiptare përveç që do të fitojnë në numër të deputetëve, njëherësh do të fitojnë edhe në cilësi të deputetëve. Mirëpo do të humbin elitat politike, të cilët veçmë e kanë humbur kredibilitetin e qeverisjes gjatë këtyre 27 viteve. Kështu do të humbas edhe privilegji i pakontestueshëm i liderëve që në listat zgjedhorë të caktojnë njerëz të dëgjueshëm partiak. Vetëm kështu do të rritet demokracia brenda partive”, thotë Halili.

NJË NJËSI ZGJEDHORE, NË FAVOR TË PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE

Edhe Subhi Jakupi, ish kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhorë (KSHZ) thotë se sa i përket dilemës nëse në zgjedhjet e ardhshme duhet shkuar me një njësi zgjedhore, vet partitë në njëfarë mënyre kanë dhënë përgjigje kërkuar që Maqedonia e Veriut të jetë një njësi zgjedhore e jo gjashtë se si kanë qenë deri më sot.
“Debatet e mbajtura deri më sot kanë rezultuar se mbajtja e zgjedhjeve më një njësi është në favor të partive politike shqiptare. Ajo që kërkon më tepër debat janë listat e hapura. Lista të hapura në aspektin profesional në Maqedoninë e Veriut duhet të provohen. Nëse analizojmë se si zhvillohen zgjedhjet në 28 shtete anëtare të BE-së, në 9 prej tyre zgjedhjet parlamentare mbahet me lista të hapura. Pikërisht ky model i ka përparësitë e veta se u jepet shansi të gjithë kandidatëve që do të hynë në listë të bëjnë fushatë parazgjedhore të barabartë dhe votuesi ka të drejtën të zgjedhë për deputetin kandidatin që ai mendon, e jo ata të cilin e cakton partia”, thotë Jakupi. Prandaj, sipas tij, duhet të debatohet dhe të mbahen zgjedhje me lista të hapura që një kohë të gjatë organizohen në disa vende të BE-së por edhe në Kosovë.
“Me listat e hapura do të fitohet në cilësi të deputetëve e jo në numër siç ka qenë deri më tani. Madje fitojnë kandidatët që ju jepet shansi të bëhen deputet sipas aftësive të tyre profesionale që kanë e jo si anëtar partie. Kjo është dhe çështja të demokratizohen vetë partitë politike shqiptare, shoqëria për shkak se fitojmë në cilësi e jo në numra”, thotë Subhi Jakupi, ish anëtar i KSHZ-së. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...