LOJA CIC – MIC ME ARSIMIN SHQIP

Shkelzen Halimi

Tashmë është e qartë, maqedonasit vazhdojnë të kenë qëndrim mohues ndaj shqiptarëve, ndërkaq shqiptarët duhet të merren me absurdet e këtij mohimi, njëkohësisht duke dëshmuar me mish e me shpirt (ja edhe një absurd tjetër) se janë lojal ndaj shtetit.

StrugaLajm

StrugaLajm

Loja cic-mic me arsimin shqip në Maqedoni, nuk ka të ndalur që nga koha kur ata filluan të mësojnë në gjuhën amtare. Është një lojë që vazhdon dhe s’ka kush t’i thotë: mjaftë më. Është një lojë, në të cilën shqiptarët hyjnë duke marrë pozicion ekskluzivisht mbrojtës dhe argumentues, kurse dalin me disa sqarime, ndonëse e kanë të qartë se janë të papërfillshme, duke ia lënë zgjidhjen “vlerave të demokracisë” institucionale. Dhe, ja vijmë te konstatimi se arsimi shqip rrënohet në mënyrë institucionale. Jemi dëshmitarë se çfarë po ndodh me nxënësit shqiptarë të Bllacës (që mësimet i marrin në një shtet tjetër – në Kosovë) dhe ata të Idrizovës që assesi të rehatohen në një objekt.
U mbetet shqiptarëve të tregojnë se a do t’i përfillin “vlerat e demokracisë” institucionale, apo do ta përfillin ndërgjegjen dhe të drejtën e tyre hyjnore që të mësojnë shqip, të mendojnë shqip, të gjykojnë shqip dhe të shkruajnë shqip. Kuptohet, ndryshe nga përfaqësuesit e tyre, të cilët, fatkeqësisht, s’mund t’i kthejmë në klasën e parë të shkollës fillore.

In : Aktuale

Loading...
loading...