Lorer: 14 dhjetori nuk është afat realist për arritjen e një marrëveshjeje të plotë me Maqedoninë e Veriut

Daniel Lorer i koalicionit “Ndryshimi vazhdon”, i cili konsiderohet si kandidati më serioz për ministër të Jashtëm në qeverinë e re në Sofje, i për “BTV” tha se 14 dhjetori nuk është afat realist për arritjen e një marrëveshjeje të plotë me Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, nëse mbetet vetëm historia për të lëvizur negociatat mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, nuk do të jetë një rezultat mjaft i mirë për të dyja palët. Sipas Lorerit, do të hapen diskutime shtesë për ecurinë ekonomike mes dy vendeve.
“Respektimi i të drejtave të bullgarëve maqedonas është i një rëndësie të madhe, tha ai, dhe shtoi se negociatat ishin të pashmangshme bazuar në fakte, jo spekulime nëse ato të drejta ishin shkelur. Dhe bisedimet për historinë do të ecin paralelisht, që edhe Sofja edhe Shkupi të jenë të kënaqur”, shtoi Lorer.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...