LORIANA RAMO,SHPALLET KAMPIONE MBARËKOMBËTARE NË KARATE

LORIANA RAMO KAMPIONE MBARËKOMBËTARE NË KARATE

Nën moton “NJË KOMB, NJË GJUHË, NJË FLAMUR” sot (27.11.2022) në Tiranë, u zhvillua Kampionati Mbarëkombëtar në Karate, nën organizimin e shkëlqyer nga Federata Shqiptare e Karatesë.
Në këtë kampionat morën pjesë klubet nga Shqipëria, Kosova, klubet shqiptare nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Në kuadër të Unionit të Karatesë Shqiptare në RMV, mori pjesë edhe Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga, me dy sportistë, Drini Hajredini (kadet -70kg) dhe Loriana Ramo  (U21 dhe seniore -61kg), duke fituar tre medalje, nga të cilat: një medalje ari, një të argjentë dhe një medlaje të bronztë.
Loriana Ramo shkëlqeu në këtë kampionat, duke u stolisur me medalje ari në kategorinë e senioreve dhe me medalje të argjentë në kategorinë U21.
Ndërsa, Drini Hajredini u stolis me medalje të bronztë, në kategorinë kadet -70kg.
Nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Karatesë z. Petrit Baba, me mirënjohje
u nderua kryetari i Unionit të Karatesë Shqiptare z. Alim Hajredini.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...