LPK me LETËR PROTESTË

LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS

LETËR PROTESTË

Ambasadorëve të shteteve të QUINT-it

Të nderuar ambasadorë!

Në takimin e strukturave politike të LPK-së, të shqetësuar për rrethanat gjeopolitike në gadishullin ballkanik, sidomos në relacionet shqiptaro- serbe në përgjithësi dhe Kosovë – Serbi në veqanti, LPK-ja parashtron këtë Letër Protestë.

Eshtë thellësisht shqetësuse, presioni që po ushtrohet ndaj shqiptarëve, një presion i pa drejtë, antidemokratik dhe antihistorik, në ndërkohë mbështetja dhe përkrahja që po i bëhet,, botës serbe “

Synymet e Serbisë përmes,, botës serbe” janë synyme për hegjemonizëm, ekspansionizëm.

neokolonializëm ndaj shteteve ballkanike, sidomos ndaj Republikës së Kosovës

Bërthamën e,, botës serbe ” e përbëjnë nacionalizmi dhe shovenizmi serb ndaj shteteve për rreth Serbisë, dhe sidomos ndaj Kosovës. Këto synyme kanë rezulituar me shpërbërjen e përgjakshme të RSFJ-së, me krime të gjenocidit në Bosnjë dhe Kosovë. Mbështetja e botës serbe ” është mbështetje për Serbinë e madhe, etnikisht të pastër, mbështetje e kryeqytetit të terrorizmit ndërkombëtar. Në Beograd janë shkolluar akterët e terrorizmit ndërkombëtar:

Gavrillo Principi, Iliç Ramirez Shakalli, Sadam Hyseini, Muammar Gaddafi, Ratko Mlladiqi, Slobodan Milosheviqi etj.

Çështja e relacionëve në mes Kosovës dhe Serbisë nuk është çështje hapja apo mbyllja një ureStrugaLajm

mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Është çështje e spastrimit etnik, kolonizimit dhe krimëve të gjenocidit ndaj shqiptarëve. Spastrimi etnik i 750 vendbanimëve shqiptare nga krahina e Toplicës dhe Kosanicës përbën spastrimin etnik më të t’merrshën në botë, i pasuar me spastrimin etnik të Patkoit “1999, dhe Mitrovicës veriore në vitin 2000. Me qellim për ta shkoqur Serbinë prej Rusisë keni derdhur miliarda euro dhe po ngritni qindra fabrika, por? Por përse Kosova duhet të paguaj çmimin e shkëputjes së Serbisë nga Rusia me

shkëputje teritoresh të Kososovës në favor të Serbisë ?!

Në Serbi ushtrohët shtypje ndaj vëllehëve, shqiptarëve, boshnjakëve, dhe për këtë i keni mbyllur sytë, kurse ndaj Kosovës kerkoni madje që të mos hapen ura me arsyetim se po rrezikohet paqja në Ballkan.

Paqja në gadishullin ballkanik nuk rrezikohet duke hapur ura, por rrezikohet nga synymet e botës serbe Synymet e Beogradit për Serbinë e Madhe, duke e ndar Kosovën, është një e

keqe e madhe që do ta destabilizojnë jo vetëm gadishullin ballkanik. Lëvizja Popullore e Kosovës proteston ashpër ndaj këtyre planeve, dhe kërkon që në qfardo

kombinacioni për arritjen e paqës afatgjatë në Ballkan, projekti për botën serbe dhe ndarjen e

Kosovës të ndërpritet. Shqiptarët në Ballkan, janë dëshmuar se janë për paqë dhe faktor stabiliteti dhe sigurie të Ballkanit.

Prishtinë Gusht 2024 Këshilli Kordinusë i Lëvizjes Popullore të Kosovës.

In : Aktuale

Loading...
loading...