LR-PDSH-ja e Strugës:Reagim ndaj të pavërtetave të Besës së Strugës

E kemi obligim moral dhe kombëtar të reagojmë ndaj disa të pavërtetave të kreut të Besës së Strugës. Kryetari i degës së kësaj partie në Strugë, duke e kamufluar shkrimin e tij me titull se gjoja shqetësohet për shqiptarizmin e Strugës dhe Kërçovës, në brendi të tekstit prej fillimi deri në fund ka lëshuar akuza dhe gënjeshtra ndaj Lëvizjes për Reforma dhe Komunës së Strugës.
I nderuar zotëri Abdurramani, mos tentoni që anomalitë tuaja politike ti mbuloni duke akuzuar të tjerët. Ka veç një të vërtetë rreth çështjes që ju keni tentuar ta trajtoni.
Asnjë parti shqiptare deri sot, nuk e ka trajtuar zonën e Llabunishtit si torbeshë, përveç partisë suaj dhe kryetarit të partisë tuaj.
A nuk ju kujtohet se si Bilall Kasami për mediat e Kosovës, sqaronte se zona e Llabunishtës qënka e banuar me popullsi torbeshe dhe jo shqiptare?!
A nuk ishit ju ata që Llabunishtën dhe fshatrat përreth i ndatë nga dega e Strugës dhe i latë të funksionojnë si degë e veçantë, ndaras nga fshatrat shqiptare?!

Lëvizja për Reforma – PDSH
Dega – StrugëStrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...