LSDM: Me pakon e pestë të masave do të ndihmohen qytetarët

Pakoja e pestë e masave me vlerë 160 milionë euro siguron ndihmë për qytetarët dhe ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe zhvilluese të Maqedonisë

Pakoja e pestë e masave ekonomike gjithëpërfshirëse dhe në kohë, e krijuar nga institucionet e udhëhequra nga LSDM, për t’i ndihmuar qytetarët dhe kompanitë e prekura nga pandemia e koronavirusit, por edhe për të ndërtuar një ekonomi të brendshme të qëndrueshme dhe zhvilluese, fillon me zbatimin.

Pakoja, e miratuar përmes një qasje gjithëpërfshirëse me të gjithë aktorët e interesuar, me vlerë 160 milionë euro përmban 29 masa, të destinuara për ndihmë të drejtpërdrejtë për kompanitë dhe qytetarët, si dhe krijimin e një ambienti më të favorshëm biznesi, do ta rikthejë ekonominë në normat e rritjes midis 4 dhe 5 %, si në kohën para pandemisë.

Prioritet kryesor është mbajtja dhe rritja e numrit të punëtorëve. Kjo është arsyeja pse masa e parë është mbështetje financiare e pagave për të punësuarit në vlerë prej 1 miliard e 920 milionë denarë për shkurt dhe mars 2021, me përfshirje prej rreth 60,000 punëtorë në muaj.
Mbështetja financiare do të jetë në vlerë prej 14,500 deri 21,776 denarë për një pagë mujore për punonjës, në varësi të rënies së të ardhurave të ndërmarrjes.StrugaLajm

Me masat nga pakoja e pestë mundësohet edhe ulja e shpenzimeve të qytetarëve, me fsirje të 100% të normave të interesit, të cilat qytetarët i kanë ndaj institucioneve publike dhe ndërmarrjeve.StrugaLajm

Këtë masë mund ta përdorin të gjithë personat fizik në vend, ndërsa do të publikohet me Thirrje publike, në afat prej 5 muajsh.

Gjëja më e vështirë është pas nesh, LSDM si një parti e përgjegjshme vazhdon me kujdes të vërtetë për qytetarët, për punëtorët, për kompanitë, për ekonominë.

LSDM, QENDRA PËR KOMUNIKIME

In : Aktuale

Loading...
loading...