LSDM: Qeveria i gënjeu pensionistët

Opozitarja LSDM, thotë se VMRO-ja po i gënjen pensionistët dhe po vë në rrezik funksionimin normal të Fondit Pensional.

“Në realitet pensionistët do të marrin rritje prej vetëm 1.000 denarëve, që është shumë larg nga ajo që u është premtuar dhe larg nevojave të grupit më të rrezikuar në shoqëri. Me vendimin e fundit të Qeverisë, pensionistët u zhgënjyen kur kuptuan se në muajin shtator nuk do të kenë 5.000 denarë shtesë në llogaritë e tyre.”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM-ja me kritika për pushtetin edhe për rritjen e pagave në arsim nga ku thonë se mësimdhënësit nuk do ta marrin rritjen e pritshme të pagave prej 12% në shtator.StrugaLajm

“Revolta është e madhe, por edhe zhgënjimi i mësimdhënësve nga qeverisja e DPMNE-së. Mësuesit nuk do ta marrin rritjen e pritshme prej 12% në shtator, edhe pse Mickoski dhe DPMNE-ja kanë premtuar. Ata kanë shkelur premtimin për avancimin e arsimit.”, – theksoi Daniela Nikolova nga LSDM.

In : Aktuale

Loading...
loading...