LSDM: Të dielën shumica dërrmuese do të rrethojë PËR Maqedoni Evropiane

 

Të dielën qytetarët do të sjellin vendim historik për ardhmërinë e tyre dhe të vendit.

Shumica dërrmuese e qytetarëve të dielën do të shfrytëzojë të drejtën demokratike, nuk do të rijnë në shtëpi por do të dalin dhe do të votojnë në referendumin për ardhmërinë.

Pavarësisht si do të vendosin qytetarët, ajo do të ndikojë përgjithmonë në jetën e tyre, në ardhmërinë e vendit dhe në ardhmërinë e gjeneratave të ardhshme. Qytetarët vendosin të lirë dhe pa presion në referendum demokratik dhe do të votojnë PËR Maqedoni Evropiane.

Institucionet kompetente punojnë në mënyrë profesionale dhe me përkushtim dhe garantojnë zbatimin e një referendumi të drejtë, të lirë dhe demokratik, ku do të vendosin qytetarët. E drejta e votimit është e garantuar dhe e pacenueshme dhe çdolloj presioni, nënvlerësim apo kërcënim ndaj procesit të votimit do të sanksionohet.StrugaLajm

Nga Mickoski varet a do të vazhdojë të jetë kundër ardhmërisë apo do të mbetet i izoluar në sjelljen e tij destruktive.

Qytetarët janë të bashkuar dhe të dielën masivisht, të lirë dhe pa presion do të votojnë për ardhmëri në BE dhe NATO. Shumica dërrmuese e qytetarëve do të rrethojnë PËR Maqedoni Evropiane.

In : Aktuale

Loading...
loading...