Lufta në mes të “gjelbërve” dhe të “kaltërve”

Nga Lulzim Aliti

Artan Grubi dje promovoi partinë e tijë të gjelbërt,por pyetja është se ku mbeti fati i të ,,kaltërve” që janë rritë me këngët e Ilir Shaqirit, janë kalitur e bërë burra duke bërë homazhe në varrezat e Dëshmorëve nga Likova e deri në Strugë.

Dje u pa qartë që Ali Ahmeti shkoi me partinë e gjelbërt të Grubit,duke i lënë ,,jetim” shumë aktivistë të cilët kanë dhënë gjithçka për kauzën dhe idealin kombëtarë.
Historia 20 vjeçare përfshi dhe luftën e 2001 dje u bë pluhur,sikur nuk ka egzistuar kurrë,kurse shumë ushtarë dhe Komandantë të 2001 dje e panë Komandantin e tyre duke u larguar nga partia për të cilën ishin në gjendje të japin edhe jetën.
E vetmja zgjidhje për mijra aktivistë të idealit e kombit është Izet Mexhiti,nëse do të kët guxim të shpëtoj BDI nga shkrirja në konceptin qytetarë të Zaevit i cili sot dukej shumë i gëzuar që BDI ka heqë dorë nga politikat etnike.
Izet Mexhiti sot duhet ta tregoj burrërinë e tijë,nëse ka guxim që të merr timonin e drejtimit të BDI-së pa të gjelbërt e Ahmetit dhe Grubit.
Në ditëve në vijim lufta politike brenda BDI duhet të definoj qartë kush janë të gjelbërt dhe kush të kaltërt?
Tani më s’ka kalkulime, Izet Mexhiti e ka mundësinë të tregoj nëse vërtet lufton për BDI-në e vërtet ose lufton për pozicione e përfitime personale,ska më ikje dhe kalkulime.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...