Lugetërit i kanë pas shumë për qejfi nuset e reja!

Lugetërit e ditëve të sodit

N’vaktet kur nuk kishte alitrika, shumë kanë qenë të përhapur lugetërit. Sipas gojëdhënave, lugati për veç tlyenit, mjaltit i ka pas shumë për qejfi edhe nuset e reja.StrugaLajm

Keni ndëgjuar që thonë ” ka prirë si lugati n’tly”, po jo veç n’tly, ai kur dalldiste mbas nuseve të reja, duheshte të paguash ndonjë birlugat( ky me hesap ishte kopili që kishte lindur lugati me ndonjë femër të sojit tonë. (veç ky ka pasur mundësi ta sheh dhe ta vras lugatin ngaqë ka qenë i biri lugati që e kishte me një femër të sojit tonë- kuptohet sipas gojëdhënave të plakave).StrugaLajm

Për të shpëtuar nuset nga lugati, duheshte të paguajnë birrlugatin për t’a larguar ose vra lugatin që i kishte ra në qafë nuses së re. Ky për këtë “dyluftim” kishte kushte; duheshte të ushqeheshte mirë e mirë dhe të flente me nusen disa netë, deri sa “bindeshte”lugati se nusja ishte nën “mbrojtjen” e tij, se vetëm ky mund t’a “shihte dhe t’a vriste” lugatin.
E shihni se sa kanë ” vuajtur” njerëzit kur s’ka pasur alitrika për t’i shpëtuar nuset e reja!? Por, bënë ç’bënë e ” gjetë ” mënyrën për t’a larguar lugatin prej nuseve të reja lugatin
.Po ne sot, me gjithë këtë përparim të teknologjisë, asesi t’a largojmë lugetërir që u ka hy në bark politikanëve tanë.
Si mendoni, mos vallë ka mbetë ndonjë birlugat që t’ua largojë lugatin ose dreqin e zi që u ka hyrë në barkë politikanëve tonë e nuk i lë për t’u bërë bashk?

Zejni Bilalli – Ukshetina

Loading...
loading...