Lulëzim Mena,nga Misllodezhda e Strugës me vet-iniciativë pastron rrugët nga dëbora në disa fshatra

Lulëzim Mena, 64-vjeçari pensionist nga fshati Misllodezdë i Strugës, prej katër vitesh me iniciativë e tij po pastron dëborën nga rrugët lokale që të çojnë në dhjetëra fshatra të rajonit të Strugës, me automjetin e tij në të cilin ka vendosur. një borëpastruese. Vendasit thonë se Mena herë pas here kalon dhjetra kilometra për të ndihmuar në pastrimin e borës.

Ai shpesh mbërrin i pari, para se të vijnë edhe ata që janë të detyruar të pastrojnë rrugët. Mena është një pensionist që jetën e punës e ka kaluar në Zvicër, por para disa vitesh është kthyer në vendlindje.

Video lajme, Miki Trajkovski, Ohër.StrugaLajm

https://fb.watch/aWzK92Q1jZ/

In : Aktuale

Loading...
loading...