Luljeta Ademi nga Struga, GRUAJA E PARË ME INVALIDITET PUSHTON TRIGLLAVIN

Kush merret me alpinizëm e kupton se çfarë do të thotë të ngjisësh një majë komplekse siç është Trigllavi. Luljeta nga Struga ka kohë që po zhvillon fushatën “Shiko aftësinë, jo paaftësinë”- Ngjitje me aftësi të kufizuar ( “See the Ability not the Disability” – Hiking with a Disability), duke ngjitur maja malesh në vend dhe më gjerë. Por me aktivitetin e saj të fundit ajo bëhet gruaja e parë me invaliditet dhe me patericë që ka ngjitur Trigllavin! Me gjithë pengesat fizike,vullneti i hekurt i saj, tejkalon kufijtë. Më 15 shtator 2019 Luljeta Ademi ka pushtuar Majën më të lartë Sllovenisë Trigllavin 2864 m ( Juliske Alpe) Sfidë e jashtëzakonshme dhe e rrezikshme edhe për alpinistët me shëndet të plotë, kurse për Luljetën kjo ka qenë akoma më sfiduese. 17 orë ngjitje, zbritje, kacavjerrje dhe teknika të veçanta “Via Ferata”, por gjithsesi me vullnetin e hekurt dhe dëshirën e paskajshme ajo ka arritur objektivin. Shoqëria e njeh si njeriu më inspirues që rrezaton buzëqeshjen dhe pozitivizmin kudo madje edhe kur “shëndeti e tradhton”.

Në parapërgatitjet që kërkojnë vetëdisiplinë dhe përkushtim të madh, Luljeta ka ngjitur disa maja të Bjeshkëve të Nemuna në Shqipëri me ndihmën e jashtëzakonshme të guidës nga Valbona. Nor Hysaj. Në ekspeditën e Trigllavit ajo u shoqërua nga guida me përvojë Mishko Taneski nga Ohri dhe u përkrah financiarisht nga Komuna e Gostivarit, Bioplant – sokovi od 100% organsko ovosje i goji sadnici dhe Fondacioni Albana Zvicër. I urojmë Luljetës të pushtojë të gjitha majat që synon.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...