Lulzim Nasufi i reagon Ramiz Merkos:11 milionë euro e keni futur në borxhe Strugën

Triumfi Absolut i Fasadës mbi Përmbajtjen…!?

Jemi dëshmitar të Triumfit Apsolut të Fasadës mbi Përmbajtjen në Komunën e Strugës, sidomos këtyre ditëve kur në media publike të shkruara, më së miri mund të vëreheshte një informacion zyrtar, mbi Borxhin e Komunës së Strugës dhe Ndërmarrjeve Publike që funksionojnë në Komunën e Strugës.
Dhe krejt këtu mund të konstatohet “ suksesi ” i Kryetarit Merko në mandatin e katërt për kaq vite dhe tarafit të tij me poste të Drejtorëve të Ndërmarrjeve Komunale në Komunën e Strugës, dhe në veti të anëtarëve të Bordeve udhëheqëse të Ndërmarrjeve Komunale që veprojnë në Komunën e Strugës, që me “ kapacitetet ekselente ” të tyre çdo ditë e zhysin Strugën dhe Ndërmarrjet Publike në Strugë dhe të formuara nga Komuna e Strugës, në borxhe galopante, me rreth 11.000.000,00 Euro.
E “ mira ” e gjithë kësaj katrahure, në krye me “ regjizorin ” e famshëm qëndron në faktin se nga i gjithë ky borxh i krijuar në Strugë, pasurohen kryesisht 5 persona në kurriz të 50.000 qytetarëve Struganë, kurse në fund i gjithë borxhi mbetet të paguhet nga djersa e qytetarëve të ndershëm të Strugës.StrugaLajm

ndryshim

stopkrimit

Transparencë

Lulzim Nasufi, Kryetar i Degës së ASH – Strugë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...