LULZIM NASUFI:ASFALTË TË ZI NË SHËTITORE…!?

ASFALTË TË ZI NË SHËTITORE…!?

Asfaltimi i Shëtitores – Bulevardit të Strugës, dëshmon veprimin – gjestin klasik të keqmenaxhimit me institucionet publike në dëm të interesit publik dhe urban të qytetit të Strugës, brenda në qytet dhe në përgjithësi në Komunë.

Ja pse :

  1. Për këtë element të rëndësishëm urban në qytet, u përjashtuan qytetarët, biznesi dhe punëtorët turistik nga propozim-ideja dhe vendimmarrja,
  2. Jotransparenc në dizajnim dhe projektim, në botë për pika të këtilla, animohen arkitekt, shtëpi projektuese dhe shoqata të interesit,
  3. Jotransparencë gjatë zbatimit të punimeve, punimet u tejzgjatën ( paramendoni për 400 m gjatësi asfalt – afër 400 dite punë ) qytetarët edhe sot e kësaj dite akoma nuk e dijnë se si do të dukët, si do të formësohet kjo pjesë kaq e rëndësishme urbane e qytetit, asnjë tabelë për sqarim për Lejën e Ndërtimit, Projektin, Projektuesin, Zbatuesin, vlerën e punimeve, vizualizimin e hapsirës,
  4. Edhe pse punimet kanë nisur para nji viti dhe me shumë reagime, organet ligjzbatuese nuk kemi ndigjuar të kenë ndërrmarë ndonjë veprim për sqarim të procedurës së dhënijës së Lejës për ndërtim dhe zbatimit të punimeve, edhe pse bëhet fjalë për pronë publike, dhe pjesë të qytetit me interes vital të qytetarëve, etj, etj.
    Struga dhe Struganët nuk e meritojnë këtë katrahur hapsinore, urbane, institucionale-ligjore.

Që Struga mos mbetet në mjerim, NGA NE MVARET!.StrugaLajm

Lulzim Nasufi, Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët – Strugë.

In : Aktuale

Loading...
loading...