Maqedonasi dënohet me burg për 150 qebapa, ja ku ka ndodhur? 

Edhe kjo ndodhë në Maqedoni, kur një i ri vite më parë u dënua me burgim disa vjet për shkak se kishte grabitur qebapa në një kafene të qytetit të Velesit, transmeton INA.

Sipas lajmit që ka bërë bujë edhe në mediat botërore, një person nga Velesi gjatë qeverisjes së kaluar apo gjegjësisht në vitin 2015 përfundoi në burg për 150 qebapa.

Dënimin ndaj tij e kishte shqiptuar Gjykata e Velesit, duke e akuzuar 31-vjeçar për shkak të një vjedhje të rëndë. Personi me inicialet P.K ka hyrë një kafe në Veles dhe ka vjedhur 150 qebapa, disa kilogram burgers dhe pije alkoolike. Ai para gjykatësit ka pranuar fajin.StrugaLajm

Mediat kanë shkruar se “bossët” e krimit dhe politikanë të korruptuar, përfshirë edhe ministra, deri tani asnjë nuk ka përfunduar në burg, edhe pse grabitjet e tyre llogariten në miliona euro, duke dëmtuar buxhetin e shtetit dhe që janë para të qytetarëve. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...