Maqedonasit e duan vaksinën ruse, më pas kineze dhe e fundit amerikano-gjermane

Në Maqedoninë e Veriut më e preferuara është vaksina ruse kundër koronavirusit dhe ky pretendim vjen nga një anketë e realizuar nga agjencia e lajmeve Makfax.

Sipas anketës, 30,3 % të qytetarëve të anketuar kanë theksuar se do të vaksinoheshin me vaksinën ruse Sputnik V kundër koronavirusit.

Ndërsa, e dyta radhitet si më e preferuar vaksina kineze Sinofarmdhe se ate e duan 15% të anketuar.

Kjo vaksinë pritet të mbërrijë me 200 mijë doza gjatë këtij muaji. E treta radhitet vaksina amerikano – gjermane Pfizer. Vetëm 11.3% të anketuar kanë thënë se do ta pranonin këtë vaksinë.StrugaLajm

Për vaksinën Moderna janë deklaruar 2,1%, ndërsa për vaksinën AstraZeneka janë deklaruar vetëm 1.9%. Kjo vaksinë pritet të mbërrij në vend përmes sistemit COVAX, edhe atë gjatë muajit mars në sasi më të mëdha.

Mbi 29,3 % kanë theksuar se nuk do të pranonin asnjë vaksinë dhe janë kundër tyre. Anketa është realizuar në internet në fillim të shkurtit me 6.578 të anketuar.(INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...