Maqedonasit e Shqipërisë deklarohen bullgarë-Ja sa janë deklaruar grek, boshnjak…

Këtë të premte u publikuan rezultatet e Censit të popullsisë për vitin 2023. Gjetjet janë interesante dhe sipas shifrave që prezantoi kreu i INSTAT, Elsa Dhuli në Shqipëri jetojnë 2 402 113 banorë. Në raport me CENSUS-in e vitit 2011, Shqipëria ka 409 mijë banorë më pak. Në bazë të dhënave 99.4% e popullsisë janë me kombësi shqiptare, ose e përkthyer në shifra 2 186 917 banorë.

Një nga pyetjet e censit ishte edhe përkatësia etno-kulture, ku 23 mijë 485 persona janë përgjigjur që janë grekë, egjiptianë 12.4 mijë, romë 9.8 mijë, bullgarë 7.1 mijë, boshnjakë 3 mijë dhe arumunë 2.5 mijë. Vlen të theksohet fakti që pakica e cila deri dje njihej si maqedonase nuk ekziston më nga rezultatet e Censit të 2023. Banorët që jetojnë në zonën e Pustecit janë deklaruar bullgarë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...