Maqedoni: 200.000 persona janë me aftësi të kufizuara!

Dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta është ditë e cila u promovua nga Kombet e bashkuara në vitin 1992. Kjo ditë ka për qëllim të nxisë një mirëkuptim më të mirë tek e gjithë shoqëria për personat me invaliditet, t’i nxisë njerëzit të bëhen më të vetëdijshëm për të drejtat, dinjitetin dhe mirëqenien e personave me nevoja të veçanta, si dhe të ngrihet vetëdija për përfitimet që sjell integrimi i personave me nevoja të veçanta në çdo aspekt të jetës dhe shoqërisë – ekonomik, social, politik dhe kulturor. Tema e Ditës së personave me nevoja të veçanta për këtë vit është: “Transformim drejt një shoqërie të qëndrueshme dhe të përshtatur për të gjithë“. Dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta për çdo vit shënohet në 3 dhjetor dhe ka për qëllim të promovojë përforcimin dhe krijimin e mundësive reale për personat me invaliditet. Përforcimi nënkupton investim në njerëz – në vende të reja pune, në shëndetësi, në të ushqyerit, në arsim dhe në mbrojtjen sociale. Kur personat me nevoja të veçanta kyçen në shoqëri, ata janë të përgatitur që t’i shfrytëzojnë mundësitë, bëhen agjentë të ndryshimeve dhe mundën më lehtë t’i pranojnë përgjegjësitë e tyre si qytetarë. Agjenda për zhvillim të qëndrueshëm deri në vitin 2030 premton se nuk do lërë askënd pas dore. Personat me nevoja të veçanta, si shfrytëzues dhe agjentë të ndryshimeve, munden lehtë ta ndjekin procesin drejt një zhvillimi inkluziv dhe të qëndrueshëm dhe të promovojnë një shoqëri elastike për të gjithë, përfshirë edhe zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat, aksionet humanitare dhe zhvillimin urban. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth një miliardë njerëz jetojnë me njëfarë forme të invaliditetit. Kjo përfshin 15% të popullatës së përgjithshme në mbarë botën. Nga 110 milionë (2,2%) dhe 190 milionë (3,8%) persona në moshë nga 15 vjet kanë vështirësi në funksionim. Shkalla e invaliditetit pjesërisht rritet për shkak të plakjes së popullatës dhe rritjes së gjendjeve shëndetësore kronike. Vlerësohet se në Republikën e Maqedonisë rreth 10 % ose rreth 200 000 banorë janë me nevoja të veçanta.Drejtimet demokratike në botë, që janë gjithnjë e më të theksuara, reflektojnë shumë pozitivisht ndaj personave me nevoja të veçanta, që shihet qartë tek nismat e shumta për: barazi, integrim, modernizim, vazhdimësi në arsimin, etj. Konventa për të drejtat e personave me invaliditet është një nga dokumentet më kryesorë dhe më të rëndësishëm i dedikuar për këtë kategori të personave. Konventa për të drejtat e personave me invaliditet e KB paraqet instrumentin e parë ligjor me të cilin përcaktohen standardet minimale për të drejtat e personave me nevoja të veçanta. Ajo është miratuar nga KB në 13 dhjetor të vitit 2006. Deri në janar të vitit 2011 atë e kanë ratifikuar 97 vende. Maqedonia Konventën për të drejtat e personave me invaliditet e nënshkroi në 20 mars të vitit 2007, ndërsa e ratifikoi në 5 dhjetor 2011. Qeveritë, personat me nevoja të veçanta dhe organizatat që i përfaqësojnë ato, institucionet akademike dhe sektori privat duket të punojnë si një “ekip” për ti arritur qëllimet për një zhvillim të qëndrueshëm dhe ta arsyetojnë temën e kësaj dite ndërkombëtare.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...