Maqedonia e para me numrin e vdekjeve nga Covid-19 në Ballkan

Maqedonia e Veriut gjendet në mesin e 10 vendeve të Evropës me numrin e lartë të viktima nga Covid-19, në 1 milion banorë.

Të dhënat flasin se Maqedonia e Veriut gjendet në mesin e 10 vendeve të Evropës sipas numrit të vik timave në 1 milion banorë. Konform numrave të fundit kanë ndërruar jetë 240 pacientë në 1 milion banorë që Maqedoninë e rendit në vendin e 9-të në Evropë dhe e bën lider në rajon.

Ballkani Perëndimor mund të konsiderohet si vatra e re e nxehtë e koronavirusit në Europë. Vetëm në 24 orët e fundit në të 6 shtetet e rajonit, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi, Serbi e Bosnje janë regjistruar 1334 raste të reja infektimesh dhe 41 vik tima.StrugaLajm

Në Maqedoninë e Veriut numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi ka shkuar në mbi 11.300. Autoritetet e shëndetësisë kanë raportuar edhe për 6 viktima tjera gjatë 24 orëve të fundit, kurse janë shëruar mbi 200 pacientë. Deri më tani janë bërë mbi 105 mijë testime që do të thotë se çdo i dhjeti i testuar ka rezultuar pozitiv. Sipas statistikës zyrtare, çdo i njëzet i dyti rast pozitiv përfundon me vdekje.StrugaLajm

Nga Ballkani, Bosnja e Hercegovina shënon 110 viktima në 1 milion banorë, në Mal të Zi 83 viktima, në Serbi – 68 dhe në Shqipëri – 60. Statistikë më e mirë shënohet në Greqi ku nga fillimi i krizës kanë ndërruar jetë 209 pacientë apo 20 në 1 milion banorë.

In : Aktuale

Loading...
loading...