Maqedonia e Veriut vendosi gjendjen e jashtëzakonshme, ja çka do të thotë sipas Kushtetutës (VIDEO)

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski para pak minutash para selisë së Presidencës, në Vilën Vodno, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të koronavirusit.

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë me mundësi shtyrje në bazë të situatës që do të marrë lufta kundër koronaviruasit, shkruan TS.

Gjendja e jashtëzakonshme paraqitet kur ndodhin fatkeqësi të mëdha natyrore ose epidemi.

Ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë ose të një pjese të saj e cakton Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës, Qeverisë ose së paku të 30 deputetëve.

Vendimi me të cilin caktohet ekzistimi i gjendjes së jashtëzakonshme merret me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve dhe vlen më së shumti 30 ditë.StrugaLajm

Nëse Kuvendi nuk mund të mblidhet, vendimin për ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme e merr Presidenti i Republikës dhe ia paraqet Kuvendit për konfirmim sapo ai të ketë mundësi të mblidhet.

Neni 126
Në rast të ekzistimit të gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme Qeveria në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjin miraton urdhëresa me fuqi ligjore. Autorizimi i Qeverisë që të miratojë urdhëresa me fuqi ligjore zgjat deri në
përfundimin e gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme, për të cilën vendos Kuvendi.StrugaLajm

Neni 127

Gjatë kohës së gjendjes së luftës, nëse Kuvendi nuk mund të mblidhet, Presidenti i Republikës mund ta emërojë dhe shkarkojë Qeverinë dhe të emërojë dhe shkarkojë funksionarë, zgjedhja e të cilëve është në kompetencë të Kuvendit.

Neni 128

Mandati i Presidentit të Republikës, Qeverisë, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor Republikan vazhdohet për aq kohë sa zgjat gjendja e luftës ose gjendja e jashtëzakonshme./TS

In : Aktuale

Loading...
loading...