Maqedonia e Veriut voton për zgjedhjet lokale

Në Maqedonnë e Veriut sot zhvillohen zgjedhjet lokale për zgjedhjen e kryetarëve dhe asambleistëve në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.

Këto janë zgjedhjet e shtata lokale nga pavarësimi i vendit, ndërsa të dytat që zhvillogen në kushte pandemie, përcjell INA.

Kutitë e votimit hapen në ora 07 dhe mbyllen në ora 19.00 në 3480 vendvotime, ku të drejt vote kanë mbi 1.8 milionë banorë (1.824.864).StrugaLajm

Për herë të parë në këto zgjedhje votohet me identifikim biometrik të votuesve  (finger print).StrugaLajm

Zgjedhjet mbahen me dy raunde dhe të paktë mund të jenë garuesit të cilët fitojnë qysh në raundin e parë. Raundi i dytë do të mbahet pas 14 ditëve, gjegjësisht më 31 tetor.

Zgjedhjet do të vëzhgohen nga Misioni ODIHR i OSBE-së me 165 përfaqësues nga 29 vende dhe nga dhjetra përfaqësues të ambasadave e përfaqësive diplomatike në Shkup, si dhe nga disa qindra vëzhgues të organizatave joqeveritare.(INA)Shpërndaje

In : Aktuale

Loading...
loading...