Maqedonia i mbushi 28 vjetë, shqiptarët të ‘rrahur’ e të nëpërkëmbur

Dora e shtetit në vendbanimet e tyre nuk duket askund, rajonet shqiptare vazhdojnë të kenë investime minimale në krahasim me ato maqedonase. De fakto ata akoma nuk e kanë zyrtarizuar gjuhën e tyre amtare. Deri vonë u ishte mohuar edhe arsimimi univeristar në gjuhën e tyre. Por, nuk është vetëm kjo, në elementet dhe simbolet e këtij shteti shqiptarët duken shumë pak, por edhe të gjitha mekanizmat, institucionet ishin fokusuar për ti dëmtuar dëmtuar shqiptarët.

Nga Mentor Mellova/INA

Maqedonia e Veriut nesër shënon 28 vjetorin e pavarësisë pasiqë pas referendumit të mbajtur në vitin 1991 qytetarët u deklaruan shtetë i pavarur dhe sovran.

Për më shumë se dy dekada, ky shtet nuk pati mundësi dhe kapacitete të shëndrrohet në një vend demokratik.

Trasformimi nga një sistem monistë në sistem demokratik dhe pluralistë pati shumë vështirësi, për shkakun se i njëjti proces udhëhiqej nga politikanë me mentalitet dhe bidje të së kaluarës.

Elitat politike në Maqedoni që nga vitet e 90-ta e deri më sot nuk përfaqësonin dhe punonin për shpërndarjen e vlerave demokratike dhe evropiane.

Të gjitha faktet dëshmojnë se, qëllimi i tyre ishte të krijohet një shtet etnocentrik dhe të zhduket sa më shumë të jetë e mundur diversiteti kulturor, etnik, gjuhësor e kështu me radhë.StrugaLajm

Padrejtësitë më të mëdha u bënë ndaj komunitetit që përbën më shumë se 1/3 e popullsisë- shqiptarët. Këta të fundit ndonëse më shumti kontribuan në arkën e këtij shteti, shihenish dhe fatkeqësisht akoma sot shihen si armiq dhe jo si qytetarë të barabartë.

Dora e shtetit në vendbanimet e tyre nuk duket askund, rajonet shqiptare vazhdojnë të kenë investime minimale në krahasim me ato maqedonase. De fakto ata akoma nuk e kanë zyrtarizuar gjuhën e tyre amtare. Deri vonë u ishte mohuar edhe arsimimi univeristar në gjuhën e tyre. Por, nuk është vetëm kjo, në elementet dhe simbolet e këtij shteti shqiptarët duken shumë pak, por edhe të gjitha mekanizmat, institucionet ishin fokusuar për ti dëmtuar dëmtuar shqiptarët.

Raste të montuara të gjyqësore, ku të rinjtë shqiptarë dënoheshin për vepra të cilat nuk i kishin kryer, bastistje, rrahje, perskutime dhe akte tjera të turpshme ishin servuar nga shteti policor, i cili duket se akoma sot funksionon.StrugaLajm

Lufta e Armatosur në vitin 2001, solli disa të drejta për shqiptarët, por një marrëveshje kornizë e arritur në Ohër nuk u implementuar asnjëherë.

Megjithatë, shqiptarët me këtë marrëveshje arritën të bëhen pjese e qeverisë, ministrive, drejtorive, në polici, ushtri, por shumë pak në pozitat më të larta të kierarkisë.

Nga kjo periudhë, faji për mosrealizimin e të drejtave të tyre politike, civile, ekonomike e sociale qëndron edhe tek përfaqësuesit e tyre, të cilët menduan vetëm për veten, duke mbushur xhepat, arkat, taman si në poezinë e Ali Aslanit me titull Hakërrim, “të pa brek ju gjeti dreka, milioner ju gjeti darka!”. Në të njëjtën mënyrë u pasuruan edhe politikanët maqedonas, bile edhe më shumë.

Edhe sot pas tri dekadave, kur Maqedonia ka ngecur në procesin e integrimeve europriane, gatuhen skenarë për ti fajsuar shqiptarët, ndonëse ky shtet ka dështuar në përbushjen e Kriteteve të Kopenhagës për anëtarësim në BE-së.

Shteti po përgatitë skenare për të dërguar ekspedita në vendbanimet shqiptare, me qëllimin për ta dëmtuar imazhin e shqiptarëve para botës.

Kriminel ka kudo në botë, por nuk mund ta fajësosh në popull. Një kryeministër I ri i ardhur pas rënies së regjimit që sakatori shqiptarët, akoma nuk ka dhënë shenjat se do të ofrojë barazi të plotë për shqiptarët.

Kaq vite pas pavarësisë, maqedonasit akoma gjendet nuk mund të vendosin mes Rusisë dhe Perëndimit. Shqiptarët janë përcaktuar që me apo ma maqedonasit të hapërojnë drejtë vlerave evropiane dhe perëndimore. 

In : Aktuale

Loading...
loading...