Maqedonia në fund të shkurtit do të merr mbi 100 mijë doza të vaksinave përmes Covax

Maqedonia e Veriut përmes mekanizmit Covax do të merr 103 200 doza të vaksinës kundër Covid-19. Iniciativa e Kombeve të Bashkuara për shpërndarje të vaksinës do të shpërndajë gjithsej 337.2 milion vaksina në gjithsej 145 vende në të gjithë botën.

India do të marrë më së shumti vaksina (97.2 milion) , e ndjekur nga Pakistani (17.2 milion), Nigeria (16 milion), Indonezia (13.7 milion), Bangladeshi (12.8 milion), Brazili (10.6 milion), Kenia (4.2 milion), Sudani ( 3.4 milion), Jemeni (2.3 milion) dhe Siria (1.02 milion).
Ndërsa në vendet e rajonit, Serbia do të marrë më së shumti vaksina, respektivisht – 345,600, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina – 177,000, Shqipëria – 141,600, – 103,200, Kosova 100,800 dhe Mali i Zi 84,000.StrugaLajm

Autoritete shëndetësore në vend tashmë kanë bërë të ditur se imunizimi kundër Covid-19 në vendin tonë do të nis gjatë këtij muaji me vaksina kineze. Në vend pritet të arrijnë 200,000 të tilla. Deri sa presim vaksinat, situata me Covid-19 në vend vazhdon të stabilizohet.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...