Maqedonia u bë Vuhani ballkanik, ja kush thotë?!

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në një video deklaratë u shpreh se derisa shtetet e rajonit dolën si fitues nga kriza, vendi jonë u shndërrua në Vuhan ballkanik.

Kreu i opozitës vlerëson se Komisioni për Sëmundje Infektive nuk është në nivel të detyrës dhe se problemi kryesor është se ai po përmbush kërkesat politike në vend që të sjell vendime për mbroje të shëndetit të qytetarëve.

Gjatë fjalimit të tij, sot Mickoski shprehu edhe shqetësimin e tij në fushën ekonomike, duke nënvizuar se vendi po shënon një rënie drastike ekonomike.StrugaLajm

Për dallim nga 1 javë më parë kur numri i të shëruarve ishte dukshëm më i madh se i rasteve aktive, bilanci i të infektuarve nga 1 qershori deri sot është rritur për 929, apo 1/3 e bilancit të përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë. Më shumë të infektuar kishte më 5 qershor, përkatësisht 180 raste pozitiv në Kovid-19. Nga 1 qershori deri sot kanë ndërruar jetë 23 persona.StrugaLajm

Deri tani në mbarë vendin 1 343 raste aktive me Covid-19, kryeson Shkupi. Ndërsa numri i të infektuarëve po shkon në 3 mijë.

In : Aktuale

Loading...
loading...