Xhevdet Nasufi
Lojë politike unikale mes politikbërësve shqiptar të Kosovës dhe Maqedonisë. Ping-pong politik i pahishëm, ofendus,por edhe i dëmshëm. Kosova sjell vendim për doganim shtes për prodhimet bujqësore që të mbrojë prodhuesit e vet. Pa zbatuar vetëm edhe njëher, e Kosova e tërhek vendimin e vetsjellur.Rrethanat që ndikuan në sjelljen e vendimit mbeten të paqarta ashtu sikur edhe tërheqja e të njejtit. E tërë kjo i ngjau një filmi të keqsajuar,por i lexueshëm edhe për fillorist që konsiston në dy arsye të mundshme: Së pari,marveshje politike e Qeverisë kosovare me faktorin qeveritar shqiptar në Maqedoni për nevoja propaganduese të këtij të dytit; Së dyti,vendim i doganimit shtes nuk është menduar mire në të gjithë gamen e efekteve dhe kundërefekteve të mundshme. Edhe Trampi solli vendime të njejta me përmasa gjigante ndërshtetrore,ama bëri edhe analizen se ekonomija amerikane gjat kohë pësonte nga tregëtimi jo edhe aq i balansuar, sidomos me Kinen gjigante. Krahas kësaj,Trampi bëri edhe ndonjë kompromis si strategji e mirmenduar,psh. me BE, por nuk lozi pandershëm dhe nuk i vuri në pamëshirshmëri të mëtejme interesat e Amerikës dhe amerikanëve. Shqiptarët këtu në Kosovë dhe Maqedoni,bile as kompromis nuk bëren për interesat vetanake,duke e tërhekur vendimin për doganim shtesë të prodhimeve bujqësore të Maqedonisë . I goditen pamëshirshëm bujkun e Kosovës për interes të bujkut të maqedonisë,edhe ate kryesisht të atyre maqedonas.Kjo,sepse bujk me përmasa të eksportuesit të prodhimeve bujqësore në Maqedoni pothujse nuk ka.Politik e çke me te.Globalizimin ekstrem të politikës dhe ekonomisë nacionale në rafshin ndërkombëtar e bëjnë vetëm shqiptarët.Për keqardhje vall,si të tjerët nuk marin shembull këtë kosmopolitizëm të skajshëm?!
Kronologjia e ngjarjes ishte shum e thjesht dhe e shkurt. U desh një ministër shqiptar nga Maqedonia(pranse që nuk ka rutinen e duhur për marëveshje të këtilla ndërshtetrore dhe nuk është i dikasterit gjegjës) papritshëm komunikon lajmin se pas bisedimeve që zhvilloi në Prishtinë,detyroi Qeverin e Kosovës të tërheq vendimin për doganim shtesë të prodhimeve bujqësore të importuara nga Maqedonia. U tha u bë.
Dhe epilogu i qart:Prodhuesi bujqësor i Kosovës u dëmtua.Kjo nuk i shqetësoi politikbërësit shqiptar, siç u shqetsua Trampit për amerikanët, a po Vuçiqi për serbët, kur Maqedonia ngjajshëm veproi me Srbinë.
Por,edhe më keq se e tërë kjo, vall,politikbërësit shqiptar të Maqedonisë dhe Kosovës nuk jan të vetëdishëm për bilansin ekstrem negative të këmbimit tregëtar të Kosovës me Maqedonin?
Kosova sipas informacioneve të mija nuk është anëtare e Organizatës Botëror për Tregëti dhe nuk egziston obligim ndërkombëtar për respektim të rregullave jo të ratifikuara. Gjithsesi,edhe në rast prezumcioni për obligim ndërkombëtar,ekonomia nacionale ka prioritet.Pra,është rregull se çdo shtet në sovranitetin e vet ka të pacenueshme të drejtën e mbrotjes së qytetarit të vet,të prodhimit të vet dhe ekonomisë kombëtare.