Marihuana i del tymi në Ohër -ndalohen tre persona

Më 25.07.2024, në orën 19:30 në plazhin në bregun e Liqenit të Ohrit në Ohër, zyrtarë policie nga SPB- Ohër kanë arrestuar A.J. (20) nga Ohri, sepse tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të bëhet një kallëzim përkatës.

Më 25.07.2024, në orën 16:40 në një objekt hotelierik në bregun e Liqenit të Ohrit në Ohër, zyrtarë policie nga SPB Ohër kanë arrestuar A.B.S. (31) nga Danimarka, sepse tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, një grirës me mbetje të marihuanës dhe sende të tjera. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të bëhet një kallëzim përkatës.

Më 25.07.2024, në orën 23:30 në bulevardin “Mësuesit Maqedonas” në Ohër, zyrtarë policie nga SVR Ohër kanë arrestuar M.K. (22) nga Ohri, sepse tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të bëhet një kallëzim përkatës.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...