MARTESA HIPERGAMIA!

Muhamet Borova


Jeta është si një ndërtesë e madhe ku tullat e murit janë “ nevojat” njerzore të cilat pashmangshëm duhet të plotësohen! Nevojat njeriun e shtyjnë ti kërkoj alternativat më të mira për plotësimin e tyre! Vështërsit nga e kaluara njeriun e detyrojnë më mirë ta planifikoj jetën të cilën e ka përpara! Paraja është “hija”dhe “dielli” në jetën e çdo njeriu! Për para njeriu e humb dinjitetin, vetëm për të realizuar një qëllim! Krevati është orendi që shërben për të fjetur, për të pushuar , për ndarje dhe bashkim, por edhe për ta provurar fatin e martesës! Me martesën krijohet karakteri kompatibil mes partnerëve! Në lidhjet martesore për leverdi materiale partnerët i ndryshojnë karakteret! Sa më shumë rritet dëshira për pasuri, zvoglohet përgjegjsia morale për sinqert! Burri që ka martesë të sukseshme vazhdimisht dashurohet në gruan e njëjtë! Në martesën e pa-sukseshme, grua nuk është engjëlli i bardhë, por dreqi i zi! Jeta është ajo që ndodhë derisa ndizet flaka e martesës së lumtur! Ndryshe zhvillohet jeta te martesat që lidhen për interes. Këto janë martesa joromantike! Më la përshtypje deklarata e një të riu i cili për shkak të papunësimit kishte vendosur të emigroj në Gjermani! Për ta siguruar qëndrimin e përhershëm, i riu në fjalë zemrën e bën “gur” duke u përcaktuar për hipergami, për një martesë me grua e cila ka pasur një status më të lartë ekonomik, më shumë para, pasuri, pozitë dhe moshë postfertile ! Ndoshta ka edhe shum të rinj që lidhen me martesa të këtilla ku ka shumë “dhimbje” shpirtërore, por edhe shumë “fryte” të dobishme si: pasuri dhe jetesë në bollëk! Kur martesa lidhet për para,zgjat derisa derisa ka para!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...