Masat e reja në Shqipëri, dhjetëra persona kthehen në kufirin e Qafë Thanës

Duhet të kenë certifikatë vaksinimi ose tampon 48 orësh. Masat e reja që hynë në fuqi në Shqipëri nga dita e sotme janë të vlefshme edhe për fëmijë mbi 6 vjeç..

Për këtë, në Qafë Thanë ka pasur dhjetëra familje që janë kthyer pas. Një shtetas nga Tetova me profesion mjek thotë për mediat se kjo është anormale.

Ai thotë se është kr im t’i bësh fëmijës test të shpejtë, kur në Maqedoni dhe çdo vend të rajonit nuk ka masa të tilla.StrugaLajm

Sipas tij, ky tampon në Maqedoni kushton 2 euro, ndërsa në Qafë Thanë kompania private kërkon 25 euro. “Ky është një turp që bën shteti shqiptar”, thotë ai.

In : Aktuale

Loading...
loading...