Mashtrim në Strugë:I shiti një “monedhë ari” false

MPB njofton se Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Strugë ka paraqitur një kallëzim penal kundër R.T. (36) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të ekzistencës së dyshimeve të arsyeshme për kryerjen e veprës penale “mashtrim”.

Sipas informatave, më 29 të muajit të kaluar, një e punësuar në një argjendari në Strugë, i ka paguar të akuzuarit 50.000 denarë për një monedhë ari, të cilën ai ia kishte ofruar për shitje, dhe për të cilën më vonë u konstatua se nuk ishte origjinale.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...