Mate veten me hijen tënde z. President!..

Lebit Murtishi

Ditë më parë presidenti i Kosovës, z. Thaçi, dha një deklaratë, sa të papjekur, aq edhe të dëmshme për pozitën që ka Kosova sot (dhe shqiptarët në përgjithësi) në skenën politike ndërkombëtare. Konkretisht, pak kohë përpara nisjes për Njujork, ku bashkë me ekipin e tij, përveç tjerash, po kërkojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet islamike, z. Thaçi i premtoi (privatisht sigurisht, por me pasoja kombëtare) Izraelit, se do ta vendoste Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, poqe se shteti hebraik do ta pranonte pavarësinë e Kosovës! Nuk e di kush e këshillon presidentin e nderuar të futet në ato ujëra të rrezikshme, prej të cilave edhe vet presidenti amerikan, DonaldTramp, me vendimin e tij arbitrar për zhvendosjen e Ambasadës Amerikane në Jerusalem (të cilin e dënoi mbarë bota e civilizuar), nuk do kalojë shkel e shko. Megjithatë, presidenti amerikan, z.Tramp, është ,,përjashtim”i padiskutueshëm në raport me të gjithë liderët tjerë të botës, ndërsa z. Thaçi duhet të mësohet që të masë veten me hijen e vet, ndryshe, pasojat i vuan Kosova.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...