Mbajini hajdutët larg shtëpisë duke ndjekur këto 6 këshilla!

Keni frikë të largoheni nga shtëpia, sepse mund t’jua grabisin? Epo dritare.net ka sjellë për ju disa këshilla të vlefshme si t’i mbani hajdutët larg shtëpisë.

-Jepni përshtypjen se dikush është në shtëpi. Keni vendosur të largoheni për disa ditë? Mos e pastroni shtëpinë mirë, lërini disa gota pis mbi tavolinë, ose pjata të palara, sikur sapo keni mbaruar darkën. Gjithashtu njërën dritë lëreni ndezur.

-Një gardh rreth gjithë shtëpisë është ëndrra e çdo hajduti. Një pamje e penguar do të thotë që ata mund t’i vendosin gjërat jashtë në heshtje, dhe pastaj t’i transportojnë lehtësisht në automjetin e tyre. Kur shtëpia nuk është qartësisht e dukshme, është shumë e lehtë për hajdutin të largohet nga vendi i krimit. Bëni shtëpinë tuaj të duket më e hapur dhe vendosni sa më shumë llampa rreth shtëpisë.StrugaLajm

-Vendosni sa më shumë brava në derë. Duke ditur se ai s’mund ta hapë shpejt derën e shtëpisë, do të kërkojë vende të tjera për të vjedhur. Mos harroni të vendosni më shumë se dy brava edhe te dera e pasme e shtëpisë, sugjeron dritare.net

-Nëse keni vendosur të largoheni për shumë ditë nga shtëpia? Flisni me fqinjin tuaj. Kërkojini me mirësjellje që t’ju ruajë shtëpinë.StrugaLajm

-Distributori i ndezjes do t’ju hyjë në punë. Zgjidhni ndriçimin me distributor dhe instalojini ato në vende të ndryshme të shtëpisë. Në këtë mënyrë, dhomat mund të ndriçohen në mënyrë alternative dhe t’i japin hajdutit përshtypjen se dikush është në shtëpi.

-Mos lajmëroni në rrjete sociale kur jeni larguar nga shtëpia, apo të vendosni shënim te dera: “Kemi shkuar me pushime, kthehemi për 4-5 ditë.” Kjo është e rrezikshme, dhe hajdutët mund ta marrin vesh./

In : Aktuale

Loading...
loading...