BLENDI PETROL
AktualeOpinion

Mbrëmë na dolën do Ambasadorë Shqiptarë të Paqës në Maqedoni?!

Hajde de, mbrëmë në Shkup është krijuar “Këshilli Shqiptar i Paqës në Maqedoni” me në krye të kësaj Federate Paqësore të Europës Lindore, Jack Corley.

Ju pyesim juve zotërinj, “Ambasadorë të Paqës Shqiptare”, me kë do paqëroni: me maqedonasit, serbët, grekët, apo me vetëveten, me vetëkënaqësitë tuaja, po tamam do paqëroni me selfijet e bëra së bashku.

Jo se e mashtroni popullin, kurrsese, po epshet e dëshirat tuaja për ta treguar veten se jeni dikushi ju mashtrojnë. Jemi të bindur se përveç selfieve formale, kurrgjë nuk do bëni, përveç reklamimeve të emrave tuaj si “Ambasador të Paqës”
Popullata është ngopur me kësij lojëra tubimesh ambasdorësh paqësor, s’duan paqë, po sakrificë, sfidë e përpjekje intelektualësh.

P.S.
Sa ideale, bindëse, jo mashtruese të quhej: “KËSHILLI I PËRPJEKJES SHQIPTARE” jo i paqës dorëzuese, nënçmuese e robëruese.
Turpi madh, një farë kurrkushi Jack Corley, me një darkë paqësore të dhënë, i ka mbledhur tog e luan me alametë intelektualë shqiptarë!?

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button